Hoxha: Mungon konsensusi politik për avancimin e agjendës së integrimit evropian

Aktuale

Hoxha: Mungon konsensusi politik për avancimin e agjendës së integrimit evropian

Më: 31 maj 2019 Në ora: 17:33
Hoxha: Mungon konsensusi politik për avancimin e agjendës së integrimit evropian

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha gjatë raportimit të saj para Komisionit për Integrime Evropiane duke e komentuar Raportin për Vendin për vitin 2019 ka thënë se ka mungesë të vullnetit politik për avancimin e agjendë evropiane.

Ajo ka kërkuar që të kalohet përtej retorikës së përgjithshme dhe të gjithë së bashku të veprojnë për avancim drejt integrimit evropian.

Hoxha tha se lidhur me ngecjet që i ka paraqitur raporti të hënën do mblidhet këshilli ndërministror për t’u akorduar për veprimet që do i ndërmarrin karshi fushave në të cilat thuhet se Kosova ka ngecur, me qëllim që vitin tjetër vendi ynë të dal më mirë në këtë raport.

Hoxha: Në takimin e së hënës do kërkojmë zbatim tw  rekomandimeve të raportit të vendit

“Mendoj se në takimin e të hënës do të kërkoj të gjitha institucionet që janë bartëse e këtyre kritikave dhe rekomandimeve specifike do të kërkohet që të zbatohen në kuadër të afateve kohore që do i caktojmë, pra brenda pjesës së mbetur të këtij viti në mënyrë që raporti i radhës të jetë më pozitiv”, tha Hoxha.

Ajo nuk e la pa e përmendur se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave për çka tha se Komisioni Evropian vuri në pah se lëvizja e lirë e kosovarëve të trajtohet me urgjencë nga Këshilli i Ministrave.

Hoxha: Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim këtë e vuri në pah Këshilli Evropian

“Edhe pse çështja e liberalizimit të vizave është çështja ndaras prej raportit të  vendit, pra nuk është ky raport për liberalizim të vizave por është një raport i vendit përkundër kësaj Komisioni Evropian vuri në pah se kriteret nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave janë përmbushur dhe gjithashtu vuri në pah se Parlamenti Evropian mbështet propozimin e Komisionit për liberalizim të vizave në leximin e parë dhe tash propozimi është në pritje në Këshillin e ministrave dhe ka bërë thirrje që ketë një trajtim si një çështje urgjente pra një vendimmarrje sa më urgjente”, tha Hoxha.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha teksa u ka numëruar aspektet pozitive që i ka paraqitur raporti i vendit për këtë vit ajo ka tha se nga të dhënat e këtij raporti nuk duhet frikësuar, por duhet të shihet si një udhërrëfyes se si të veprojnë karshi kritikave.

Ajo tha se si Ministri e Integrimeve Evropiane e mirëpresin ndryshimin e Ligjit për Qeverinë për çka si kritikw edhe nga raporti i Vendit ka dal numri i madh i ministrave dhe zëvendësministrave në Qeverinë aktuale të Kosovës.

Hoxha: Mungon konsensusi politik për avancimin e agjendës evropiane

“Sfidë e thekuar janë korrupsioni, krimi i organizuar, konfiskimi tepër i ulët i pasurisë së fituar në mënyrë jo ligjore, dënimet e ulëta, zvarritja e lëndëve kryesisht ndikimi politik në drejtësi, paaftësia e gjyqësorit për t’i trajtuar me prioritet rastet e shënjestruara...16;28 Ndërlidhet me kritikw se është qeveria shumë e madhe numri i madh i zëvendësministrave, mos racionalizimi i agjencive të pavarura, emërtimet jo meritore në pozita e lartat në administratën publike. Neve na mungon konsensusi apo vullneti politik për avancimin e agjendës të integrimit evropian, pra duhet të kalojmë përtej retorikës, duhet të kalojmë përtej konsensusit verbal të cilin të gjithë e deklarojmë por në anën tjetër por në anën tjetër kur vije të bëjmë secilën pjesën tonë të përgjegjësisë apo të bartim pjesën tonë të përgjegjësisë apo pronësisë të këtij procesi të gjithë bartim një pjesë të fajit”, u shpreh H oxha.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Armend Zemaj tha se në bazë të raportit na pret një vit me plot sfida për të cilat mungon vullneti politik i kësaj Qeverie që ato të zgjidhen.

Sipas tij ky raport tregon se Kosova ndodhet në fazën e hershme sa i takon luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Zemaj: Bazuar në raport del se institucionet nuk i kanë përmbushur obligimet e caktuara nga raporti i vitit të kaluar

“Bazuar në këtë raport del se institucionet tona nuk kanë arritur që të përmbushin obligimet të cilat i kanë pasur nga viti i kaluar sepse në një pjesë të raportit kemi përsëritje të kërkesave që kanë qenë nga raporti i vitit të kaluar. Po në këtë raport  sa i përket luftimit të krimi të organizuar dhe korrupsionit thuhet që Kosova mbetet në një fazë të hershme sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, korrupsioni është i përhapur dhe mbetet shqetësim serioz”, tha ai.

Deputeti Milazim Zeka ka kritikuar ekzekutivin duke thënë se nëse vazhdon me këtë avaz vitin e ardhshëm do kemi raport me të zi për Kosovën.

Zeka: Kjo Qeveri është e zorit dhe e krijuar dhunshëm

“ Kjo Qeveri për fatin e zi është krijuar dhunshëm që prej fillimit dhe ka qenë qeveri e zorit të cilën e kanë krijuar presidenti Thaçi dhe Rrahim Pacolli. Edhe ne si deputetw e kemi fajin tonë shumë të madh pasi që parlamenti nuk ka funksionuar gjithmonë kuptohet me fajin e pozitës sesa të opozitës sepse kanë qenë në përgjegjësinë tonë edhe numrat edhe korrektësia...Tani ne jo që nuk kemi arritur me kontrolluar ekzekutivin si legjislativ por përkundrazi ne nuk kemi mundur ta kontrollojmë as vetën nuk kemi miratuar ligje”, tha ai.

Kurse, anëtari i këtij komisioni nga radhët e PSD-së, Visar Ymeri tha se ky raport nga ana e Kosovës po lexohet në mënyrë gjysmake.

Ymeri: Raporti i Vendit po lexohet në mënyrë gjysmake

“Shpeshherë kam dronw se mbase edhe sivjet kemi një lexim të gabueshëm institucional të raportit ose kemi një lexim si me thënë gjysmak të raportit mos të them të gabueshëm. Pra, është njëfarë tendence e ekzekutivit në përgjithësi jo vetëm e këtij ekzekutivi por e cilido ekzekutiv me i nxjerr vetëm ato lëvdata e gjysmë lëvdata edhe me të me krijuar njëfarë përshtypje që praktikisht nuk është që punët i kemi shumë keq, por më e rëndësishmja është se shpëtuam edhe sivjet. E në anën tjetër po është nganjëherë edhe një tendencë krahu kundërshtar me i nxjerr sigurisht vetëm pikat e këqija” u shpreh Ymeri.

Deputetët e Komisionit për Integrime Evropiane dhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha gjatë mbledhjes e kanë dënuar sulmin e gruas rome dhe linçim ndaj saj, teksa kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që të reagojnë shpejt ndaj këtij rasti.

Në këtë mbledhje të komisionit për Integrime Evropiane deputetët e votuan ndryshim plotësimin për Ligjin për Këshillin Ekonomiko-Social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat