Është folur shumë rreth raporteve të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, me komandantin Adem Jashari, dhe akuzat e Presidentin Hashim Thaçi, se gjatë luftës pushteti i Berishës e kishte arrestuar komandantin.
Berisha ka deklaruar se ka takuar në një takim rreth dy orësh komandantin e UÇK-së, Adem Jasharin, dhe përfaqësuesit e tjerë nga Kosova në fillim të viteve të ’90-ta.
Vitë më parë organizata “Sali Çeka”, ka publikuar një dëshmi të rrallë nga takimi mes ish-kryeministrit Berisha dhe komandantit Adem Jashari.
Gazeta “Bota sot”, po e risjell edhe një herë këtë fotografi të rrallë.
Ndryshe, Berisha ka deklaruar se Adem Jashari nuk është arrestuar asnjëherë në Shqipëri, dhe se deklarimet e presidentit të Kosovës janë të pavërteta.
“Adem Jashari nuk është arrestuar kurrë. Një njëri është arrestuar gabimisht dhe është lëshuar. Ai është Zahir Pajaziti. Është kapur aksidentalisht rojet në Has. E kanë kapur me armë. Më kanë njoftuar dhe menjëherë është liruar”, është shprehur Sali Berisha.