Ragon edhe Milaim Zeka për gruan që u sulmua: Shoqëri dhe politikë talibane

Aktuale

Ragon edhe Milaim Zeka për gruan që u sulmua: Shoqëri dhe politikë talibane

Nga: Z.B Më: 31 maj 2019 Në ora: 18:47
Milaim Zeka

Gruaja që u sulmua ditë më parë në Lipjan, sot gjatë ditës ka qarkulluar një video në medie ku shihet se po e njëjta grua është sulmuar në Ferizaj.

Kjo grua është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi që në rrjetet sociale u shpërnda lajmi se ka bërë tentime për grabitjen e disa fëmijëve.

Mirëpo, Policia e Kosovës e ka liruar gruan për rastin në fjalë.

Për këtë ka reaguar edhe deputeti, Milaim Zeka, i cili thotë se ky rast tregon se çka pritet nga kjo shoqëri talibane, me arsim taliban dhe mentalitet taliban, përcjell “Bota sot”.

Zeka këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook normal që rrahin një femër në rrugë, ndërsa turma shikon si në kopsht zoologjik

Postimi i plotë:

Shoqëri dhe politike talibane

E çka prisni nga një shoqëri talibane, me arsim taliban, mentalitet taliban? Normal qe e rrehin nje femër ne rruge. Turma shikon si ne kopshte zologjik. Mbase edhe knaqet!rp...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat