Presidenti Thaçi takon kryetarin e Tuzit, Nikë Gjeloshaj

Aktuale

Presidenti Thaçi takon kryetarin e Tuzit, Nikë Gjeloshaj

Më: 31 maj 2019 Në ora: 20:15
Pamje nga takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot kryetarin e Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj.

“Në Tuz, rrugës për në Budvë, e takova kryetarin e parë të komunës së re, Nikë Gjeloshaj. Kryetarin Gjeloshaj e urova për fitoren në zgjedhje dhe i dëshirova suksese në detyrën e madhe për ndërtimin e institucioneve, që do të punojnë për të gjithë tuzjanët”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Presidenti Thaçi sot ka udhëtuar për në Budvë të Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë “То be Secure“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat