Vuçiq: Brnabiq e kishte fjalën për Thaçin, Haradinajn e Veselin, jo për krejt shqiptarët

Aktuale

Vuçiq: Brnabiq e kishte fjalën për Thaçin, Haradinajn e Veselin, jo për krejt shqiptarët

Më: 31 maj 2019 Në ora: 21:05
Vuçiq/Brnabiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u mundua ta arsyetoj deklaratën e kryeministres, Ana Brnabiq, e cila tha se shqiptarët janë të dalur nga mali.

Vuçiq tha se kryeministrja kur i tha këto fjalë kishte menduar për krerët e Kosovës, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

“Ajo nuk foli për të gjithë kombin, por vetëm për tre prej tyre”, u tha Vuçiq gazetarëve duke thënë se është shumë e çuditshme që Bashkimi Evropian e cilësoi si fyese deklaratën e Ana Brnabiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat