Islami për dëbimin e spiunit rus nga Kosova: Serbia e Rusia po bëjnë luftë speciale ndaj Kosovës

Aktuale

Islami për dëbimin e spiunit rus nga Kosova: Serbia e Rusia po bëjnë luftë speciale ndaj Kosovës

Më: 31 maj 2019 Në ora: 23:20
Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë dhe për rastin e sulmit ndaj gruas rome nga huliganët në Ferizaj.

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami ka thënë se është ndier i befasuar me raportimin e mediave për sulmin e serishëm ndaj gruas rome.

Ai, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se pas sulmit të parë kishte përshtypjen se policia kishte marrë në mbrojtje e viktimës.

“Që nga sot ajo grua duhet të merret nga mbrojte nga Policia e Kosovës dhe me të merren edhe organet tjera si qendra për punë sociale që t’i sigurohet edhe një vendstrehim pasi ajo grua endet lart e poshtë”.

Islami thotë se në bazë të informacioneve që posedon ajo qytetare i takon nga qyteti të Kosovës por më parë ka qëndruar në Belgjikë si azilkërkuese.

Duke folur për rastin e zyrtarit të dëbuar rus nga Kosova, Islami ka thënë se vet fakti që në CV-në e tij figuron se ai ka qenë ish-oficer në forcat e armatosura ruse tregon për aktivitetin e Rusisë në Kosovë dhe rajon.

“Dyshohet se ai është agjent i shërbimit sekret rus… Tendenca e Rusisë që ta destabilizoj gjendjen e sigurisë në Kosovë është evidente dhe vendimi i Kryeministrit që ai person të shpallet non-grata është i drejtë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Eksperti i çështjeve të sigurisë ka thënë se AKI duhet t’i identifikojë të gjithë ata që në Kosovë dyshohet se po kryejnë spiunazh.

Islami ka thënë se dërgimi i shpejt i zyrtarit rus të arrestuar në spitalin e Beogradit ka të bëj me luftë speciale mediale.

“Me vet faktin se në një spital në serbi ai u vizitua nga Vuçiq, kjo tregon se deri ku kanë shkuar Serbia dhe Rusia. Ata çdo veprim të institucioneve të Republikës së Kosovës por edhe të bashkësisë ndërkombëtare që bashkëvepron me institucionet tona, dëshirojnë ta paraqesin para popullit të tyre si diçka që është në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare”, tha ndër të tjera Avi Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat