Kryeministri bashkëbisedon me fëmijët në festën e tyre, shkon në një shkollë fillore

Aktuale

Kryeministri bashkëbisedon me fëmijët në festën e tyre, shkon në një shkollë fillore

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 11:44
Ramush Haradinaj ka vizituar shkollën fillore “Faik Konica”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë me rastin e 1 qershorit, Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.

Haradinaj ka patur një bashkëbisedim me fëmijët ku i është përgjigjur edhe pyetjeve të tyre. Kryeministri ka motivuar fëmijët që të shkollohen dhe ta ndihmojnë shtetin e tyre në këtë mënyrë.

“Fëmijë të dashur, urime dita juaj! 
Për “1 Qershorin” Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve isha në orë mësimore me nxënësit e Shkollës Fillore “Faik Konica” në Prishtinë ku u sfidova me pyetje për rrugëtimin historik të shtetit, shtetndërtimin, dhe të ardhmen e vendit!
Të angazhohemi bashkë në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë fëmijëve pa dallim, dhe Kosovën do ta bëjmë vendin e mundësive të mëdha ku fëmijët do të realizojnë ëndrrat e tyre, dhe nga Kosova të arrijnë majat e suksesit” shkruan Haradinaj në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat