Thaçi: S’pranojmë kushte të reja për liberalizimin e vizave

Aktuale

Thaçi: S’pranojmë kushte të reja për liberalizimin e vizave

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 13:25
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe nuk pranon kushte të reja për liberalizimin e vizave, qoftw heqja e taksës apo themelimin e asociacionit.

Thaçi pas forumit të sigurisë, i cili është mbajtur në Mal të Zi, në një konferencë për media ka thënë se të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel në vitin 2013, duhet të respektohen dhe implementohen në tërësi në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por jo me aspiratat e ndokujt që mund të cenojnë funksionalizimin e shtetit të Kosovës apo integritetin territorial të saj.

Thaçi: Nuk pranojmë kushte të reja për liberalizimin e vizave

“Kosova ka realizuar të gjitha kushtet e nevojshme në ekonomi, politikë dhe legjislacion parasë gjithash që të ndodhë liberalizimin i vizave por kushtet e reja nuk do të pranojmë, as për heqjen e tarifës apo themelimin e ndonjë mekanizmi, qoftë edhe asociacionit për liberalizimin e vizave, por Kosova i qëndron mbrapa arritjes së marrëveshjes në Bruksel dhe implementimit në tërësi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat