VV: Të ndryshohet mënyra se si trajtohen fëmijët

Aktuale

VV: Të ndryshohet mënyra se si trajtohen fëmijët

Nga: A.M. Më: 1 qershor 2019 Në ora: 13:47
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar festen e 1 Qershori, duke uruar për të gjithë fëmijët të jetë një ditë sa më e gëzueshme.

Në një komunikatë për media thuhet se të dhënat nga raporti i Komisionit Evropian, janë alarmuese dhe se duhet të angazhohemi për ta ndryshuar mënyrën se si trajtohen fëmijët në vendin tonë.

“1 Qershori është Festa e Fëmijëve, dhe urojmë që për të gjithë të jetë një ditë sa më e gëzueshme.

Por, cili është trajtimi i fëmijëve në vendin tonë? 10.7% e fëmijëve punojnë, dhe pse kjo është e ndaluar me ligj. 6.8% e fëmijëve punojnë në kushte të rrezikshme. E megjithatë, nuk e kemi asnjë rast të raportuar nga inspektoriati i punës.

Nga 50.000 fëmijë me nevoja të veçanta vetëm 10% e tyre marrin ndihmë nga shteti, shëndetësore, ekonomike apo arsimore.

Këto të dhëna, që vijnë nga raporti i Komisionit Evropian, janë alarmuese. Duhet të angazhohemi të gjithë së bashku për ta ndryshuar mënyrën se si trajtohen fëmijët në vendin tonë, sepse ata janë e ardhmja” , thuhet në komunikatën për media.Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat