Qeni shqyen kokën e një plaku në Suharekë

Aktuale

Qeni shqyen kokën e një plaku në Suharekë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 17:39
Qen

Një plak është sulmuar nga një qen në Suharekë.

Ai ka marrë lëndime të rënda në kokë.

Shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Sadri Hulaj tha se gjendja e plakut është shumë e rëndë.

“ Viktima është shqyer në kokë”, tregon Hulaj për “PrizrenPress” .

Hulaj ka hezituar t’i publikojë fotografitë e viktimës në media. “Janë fotografi trishtuese. I është shqyer koka”. Sipas tij, plaku është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.

“Për shkak lëndimeve të rënda jemi detyruar ta dërgojmë për trajtim mjekësor në QKUK”, tregon Hulaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat