A munden Merkel dhe Makron të shpëtojnë dialogun?

Aktuale

A munden Merkel dhe Makron të shpëtojnë dialogun?

Nga: F.B Më: 1 qershor 2019 Në ora: 17:43
Merkel dhe Makron

Një muaj nga takimi i liderëve të regjionit në Paris, takim i akorduar nga takimi i Berlinit.

Gazeta "Blic" përcjell “Bota Sot”, shkruan se pas ngjarjeve jo të këndshme dhe dhunës e ndërhyrjes në veri të njësisë speciale RSU, kthimi i palëve në dialog nga dita në ditë duket gjithnjë e më larg.

Në tekst thuhet se shtrohet pyetja a do të ndodhë diçka kruciale në takimin e 1 korrikut në kryeqytetin francez dhe a do del dikush nga bashkësia ndërkombëtare me ndonjë propozim konkret të zgjidhjes së çështjes së Kosovës, apo do vazhdoj avazi “ u drodh mali lindi miu”.

 Takimi do të mbahet në dritën e tensioneve të mëdha që ndodhën në veri të Kosovës, provokimi politikanëve shqiptar dhe mungesa e vullnetit të pushtetit në Prishtinë që të heq taksën në mallrat serbe,

Përkujtohet se perëndimi ka tentuar muajin që shkoi të bëjë presion në të dy palët dhe në takim të liderëve në Berlin të shthuret nyja e Kosovës e lidhur me dekada, ndonëse duket se nuk ka vullnet për këtë.

Gazeta nënvizon se gjërat edhe më shumë komplikohen nga zgjedhjet evropiane, pasi Kosova ka humb primatin nga zyrtarët evropian.

Takimi i Parisit i parashikuar të zhvillohet më 1 korrik mund të jetë në pikëpyetje pas konfrontimit të kancelares Merkel me presidentin francez Makron lidhur me kandidatin e për institucionet  evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat