UNMIK: Informatat e Policisë së Kosovës nuk përputhen me informatat tona

Aktuale

UNMIK: Informatat e Policisë së Kosovës nuk përputhen me informatat tona

Nga: F.B Më: 1 qershor 2019 Në ora: 23:39
Policia e Kosovës

UNMIK sonte ka kumtuar se informatat e Policisë së Kosovës për ngjarjet e javës së shkuar në veri të Kosovës nuk janë në harmoni me informatat e misionit të OKB-së, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

UNMIK-u thotë se faktet dëshmojnë qartë se ka pasur përdorim të tepruar të forcës policore tek arrestimi i personelit të OKB-së.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe pushteti i Prishtinës “nuk kanë ndarë asnjë fakt konkret” me OKB-në.

Misioni i OKB në Kosovë ka përsëritur se “ shumë qartë” se arrestimi dhe mbajtja në paraburgim i dy pjesëtarëve të personelit të UNMIK-ut janë shkelur të drejtat e tyre të garantuara edhe imuniteti dhe protokollet tjera “ përkundër identifikimit si pjesë e OKB-së.

"Faktet fuqishëm tregojnë në përdorimin e tepruar të forcës gjatë arrestimit” thuhet në kumtesë.

UNMIK ka shtuar se duke marr parasysh se OKB merr pjesë në hetimin dhe vërtetimin e rrethanave që kanë sjell arrestimin dhe lëndimin e pjesëtarëve të personelit nuk do të komentohen detaje të hetimit që paraqiten në opinion.

Më herët në portalin e Policisë së Kosovës është publikuar se në aksionin e Policisë kryesisht nuk kishte incidente përveç në Zubin Potok, ku në vendin “lugina” persona të panjohur kanë vendos barrikada dhe kanë ndezur zjarr, kanë vendos kamion etj..

Po ashtu sipas policisë gjatë largimit të barrikadës disa herë në rrugë për të evituar kryerjen e detyrës është vërejtur automjeti “Tojota” me ngjyrë të bardhë e OKB..

Policia ka thënë se drejtuesi i saj iu ka ndihmuar protestuesve me vendosjen e automjetit në mes të rrugës si dhe me refuzimin e policisë për të hapur rrugën.

Në njoftimin e policisë është thënë se, "pasi janë ndodhur në situatë të vështirë dhe në zonë të rrezikshme” ishin të detyruar të heqin personin nga automjeti dhe të dërgojnë në polici.

"Me urdhër të prokurorit kryesor në Mitrovicë, personi i OKB-së si i dyshimtë për kryerje të punëve ilegale në bazë të respektimit të imunitetit nuk është mbajtur dhe është liruar” thuhet në kumtesën e policisë.

Por kundër tij është ngritur rasti për shkka pengimit të zyrtarëve policorë në kryerjen e obligimeve edhe detyrave dhe pjesëmarrjes në tubim që dyshohet për vepër të njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat