Qarqet Diplomatike të Perëndimit: Thaçi e Vuçiq të zemëruar me Brukselin por do të jenë në takimin e Parisit

Aktuale

Qarqet Diplomatike të Perëndimit: Thaçi e Vuçiq të zemëruar me Brukselin por do të jenë në takimin e Parisit

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 09:57
Aleksandar Vuçiq, Hashim Thaçi, Federica Mogherini

Pas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i zemëruar me Brukselin është shprehur dje edhe homologu i tij nga Serbia, Aleksander Vuçiq.

Dje për gazetarët në Loznica, presidenti Vuçiq tha se “BE-ja nuk ka më shpresë” dhe se “kush e di a do të ketë takim në Paris”.

Disa diplomat të qarqeve diplomatike perëndimore për “Danas” kanë deklaruar që se marrëdhëniet para takimit në Paris janë tensionuar por takimi do të ndodhë.

“Vuçiq dhe Thaçi tani janë të zemëruar me zyrtarët e Brukselit por nuk duhet të presim se ata nuk do ta pranojnë ftesën për një takim në Paris të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Është e qartë që marrëdhëniet e tendosura me Perëndimin nuk punojnë në favorin tuaj.”, ka thënë një përfaqësues i qarqeve diplomatike perëndimore që ka qëndruar anonim.

E plotësuar: 

Danasa: Vuçiq dhe Thaçi “pretendojnë një ujdi” përpara takimit në Paris

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq nuk iu përgjigjem pyetjes se si i komenton BE-ja deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se Kosova nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Gazeta serbe “Danasa” shkruan se disa diplomatë jozyrtarisht deklarojnë se  Vuçiq dhe Thaçi “pretendojnë një ujdi ” para takimit të ardhshëm që do të mbahet më 1 korrik në Paris, ku Kosova do të jetë një nga temat kryesore.

Ata gjithashtu pohojnë se autoritetet serbe kanë forcuar retorikën e tyre drejt BE-së, për shkak të kritikave që Raporti i KE-së dha për Serbisë për përparimin drejt anëtarësimit në BE, dhe se “Vuçiq dhe Bërnabiq nuk e fshehin se janë të pakënaqur me të gjeturat në raport, ndërsa Prishtina “humbet durimin” për shkak të vonesës së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Vuçiq dhe Thaçi tani janë të zemëruar me zyrtarët e Brukselit, por nuk presin që BE-ja nuk do t’i përgjigjet ftesës për takimin në Paris të organizuar nga presidenti francez Emanuel Makron dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel”, shkruan Danas, transmeotn lajmi.net.

Aleksandër Vuçiq u tha gazetarëve se “Nuk ka ndonjë pritje nga BE-ja” dhe “kush e di nëse do të ketë një takim në Paris.”

“Kush e di nëse do të ketë një takim në Paris, në çfarë forme, çfarë do të ndodhë atëherë … Nuk pres shumë nga BE-ja. Nëse ata nuk reagojnë në atë që tha Thaçi”.

Duke komentuar mesazhin e Thaçit për një referendum të mundur për  bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, presidenti serb ka thënë se Serbia do të “përgjigjet në një mënyrë serioze, të përgjegjshme dhe vendimtare nëse do të ndodh një referendum i tillë.”

Thaçi ka thënë se “Nëse BE-ja vazhdon me izolimin e Kosovës, do të konsiderojë mundësinë e veprimeve institucionale apo referendum për bashkimin me Shqipërinë … Kjo mund të bëhet përmes një rezolute parlamentare ose nëpërmjet referendumeve në Kosovë dhe Shqipëri, por duke përfshirë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin” .

Duke komentuar deklaratën e Maja Kocijançiq se “retorika nxitëse” e Ane Bërnabiq e cila tha se “shqiptarët janë të zbritur nga mali”,  Vuçiq tha se ajo çfarë ka deklaruar kryeministrja “nuk përfshin të gjithë shqiptarët”, por se ajo fliste vetëm për Thaçin, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli.

Në këtë kontekst, presidenti serb ka thënë: “Në fund të fundit nuk është se BE-ja është duke marrë parasysh fjalorin e dikujt”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat