Vjen reagimi zyrtar nga Kosova pas kërcënimit të Sheshelit se do të vijë i armatosur

Aktuale

Vjen reagimi zyrtar nga Kosova pas kërcënimit të Sheshelit se do të vijë i armatosur

Nga: A.ZH Më: 2 qershor 2019 Në ora: 13:52
Policia e Kosovës, Vojislav Sheshel, foto ilustrim

Lideri radikal serb Vojislav Sheshel, ka kërcënuar se do të vijë në Kosovë i armatosur.

Por, Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ia ka kujtuar Sheshelit, se ai gjendet në listën e personave që e kanë të ndaluar hyrjen në Kosovë, përcjell Bota sot.

Zyberaj ka thënë se Shesheli është një person non-grata në Kosovë për gjuhën e tij të urrejtjes dhe raciste kundër popullit të Kosovës dhe mbështetjen që ai u ka dhënë kriminelëve të luftës në vitet '90.

Ai ka bërë të ditur se çdo kërkesë nga Shesheli do të refuzohet.

Ndryshe, në listën e personave të cilëve Qeveria e Kosovës ua ka ndaluar hyrjen në Kosovë janë: kryeministrja serbe Ana Brnabiq, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Nebojsha Dikoviq dhe lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel (i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte).

Reagimi i Zyberajt:

Vojslav Sheshelj është një person non-grata në Kosovë për gjuhën e tij të urrejtjes dhe raciste kundër popullit të Kosovës dhe mbështetjen që ai u ka dhënë kriminelëve të luftës në vitet '90.

Është e tmershme që drejtësia ndërkombëtare nuk ka dënuar atë dhe ai është sot vetem një mbetje e ideologjisë ultranacionaliste të Serbisë të 90-ve.

Politikan si Sheshelj, Brnabiç, Vulin, Stefanoviç dhe të tjerë që e njohin vetëm urrejtjen dhe racizmin si një qëllim politik do të marrin përgjigjen e duhur nga Kosova.

Atyre nuk do t’i lejohet hyrja dhe çdo kërkesë nga ata do të refuzohet.

Autoritetet tona do të veprojnë bazuar në këtë vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat