Në vijën kufitare me Serbinë, vendoset tabelë në të cilën territori i Kosovës cilësohet si i KFOR-it dhe UNMIK-ut

Aktuale

Në vijën kufitare me Serbinë, vendoset tabelë në të cilën territori i Kosovës cilësohet si i KFOR-it dhe UNMIK-ut

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 20:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fidan Rekaliu, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka treguar për një shkelje të sistemit juridik të Kosovës, nga ana e UNMIK-ut dhe KFOR-it.

Kjo për shkak, se sipas Rekaliut, në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, është vendosur një tabelë, në të cilën nuk përmendet fare emri i Kosovës – tabelë e cila ndanë dy territoret: atë të Kosovës dhe Serbisë. Madje, territori i Kosovës në atë tabelë cilësohet sikur i KFOR-it dhe UNMIK-ut

Rekaliu ka apeluar tek qeveria e vendit, të merr masa dhe këto shenja të zëvendësohen me mbishkrime, sipas Kushtetutës dhe të vendoset emri “Republika e Kosovës.

Ja postimi i tij:

Sot gjatë ecjes në fshatin Përpellac në brezin kufitar, pashë se KFOR-i dhe UNMIK-u paskan vendosur tabela të reja që tregojnë pikën kufitare Kosovë-Serbi. 

Mbishkrimet e vendosura në këto tabela ku në asnjë rast nuk përmendet emri i Kosovës, bien ndesh me sistemin juridik të Republikës së Kosovës. 

Mbishkrimi i vendosur është: "Ju jeni gati për të hyrë në Serbi - KFOR/UNMIK kthehuni", thuhet ne ate tabelë.

Apeloj te Qeveria e vendit, që në kuadër të përgjegjësive që ka, të ndërmarr masa dhe këto shenja të zëvendësohen me mbishkrime, sipas emërtimit kushtetues, Republika e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat