Zbulohet porosia e delegacionit gjermano-francez për liderët e Kosovës

Aktuale

Zbulohet porosia e delegacionit gjermano-francez për liderët e Kosovës

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 10:08

(E plotësuar) - Këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron kanë ardhur me disa mesazhe të qarta në Prishtinë.

Burime të Kp brenda takimit bëjnë të ditur se në të gjitha takimet me liderët institucionalë të Kosovës, ata kanë theksuar se Samiti i Berlinit dhe ai i Parisit nuk kanë për qëllim të marrin rolin e lehtësuesit të dialogut apo të zëvendësojnë rolin e BE-së.

“Ne dëshirojmë të mbështesim BE-në për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, kanë thënë ata në takim me liderët politikë të Kosovës.

Një delegacion gjermano-francez ka qëndruar në Kosovë, për të koordinuar hapat e parë të organizimit të Samitit të Parisit, i cili udhëhiqet nga përfaqësues të BE-së, presidenti francez dhe kancelarja gjermane. 

Thaçi pas takimit me delegacionin nga Franca dhe Gjermania: Taksa 100% nuk duhet të hiqet

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot këshilltarët diplomatikë të presidentit Macron dhe kancelares Merkel.

Presidenti Thaçi u uroi mirëseardhje dhe mirëpriti angazhimin francezo-gjermanë për takimin në Paris, në mes të përfaqësuesve të shtetit të Kosovës dhe të shtetit të Serbisë, si dhe përpjekjet e presidentit Macron dhe kancelares Merkel për të ndihmuar rifillimin e procesit të dialogut nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Presidenti Thaçi potencoi se “dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime dhe se tarifat duhet të mbeten në fuqi”.

Image

Gjithashtu, presidenti u shpreh se “Kosova nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizimin e vizave, sidomos jo në formë të kërkesave për tarifat apo asociacionin”.

Presidenti Thaçi kërkoj që qytetarët e Kosovës të mos mbahen të izoluar padrejtësisht dhe të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

Në fund, presidenti Thaçi u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun që duhet të përfundojë me marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, e cila do të sjellë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

***

Delegacioni i përbërë nga zyrtarë të Francës dhe të Gjermanisë, aktualisht kanë filluar takimin me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

Takimi po mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Aty janë parë edhe ambasadori i Francës dhe Gjermanisë.

Ndërsa, pas këtij takimi, delegacioni do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Image
Image

Përfundon takimi i Thaçit me delegacionin gjermano-francez

Ka përfunduar takimi që presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka mbajtur sot me delegacionin gjermano-francez. Ky takim ka zgjatur një orë derisa mediat nuk janë lejuar të marrin pamje.

Rreth një orë ka zgjatur takimi i presidentit Hashim Thaci me delegacionin nga Franca dhe Gjermania.

Megjithëse mediat nuk janë lejuar të marrin pamje, nga zyrtarët për informim të presidencës kanë bërë të ditur se do të lëshojnë komunikatë për media.

Pas takimit me Thaçin delegacioni do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe krye parlamentarin Kadri Veseli.

Në përbërje të këtij delegacioni francezo-gjermanë ka vetëm zyrtarë përgjegjës për rajonin tonë në ministritë e jashtme të Francës dhe Gjermanisë, të cilët po vijnë në Kosovë për të diskutuar me krerët shtetërorë për Samitin e Parisit.

Delegacioni francez përbëhet nga Alexandre Adam, Zëvendëskëshilltar në kuadër të Presidencës së Francës, Thomas Bertin, Shef i Misionit për Ballkan në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Francës, si dhe nga ambasadori Didier Chabert dhe Carole Blestel-Feffer.

Kurse, delegacioni gjerman përbëhet nga Matthias Lüttenberg, Shef i Divizionit për Marrëdhënie Bilaterale për Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore, nga Christian Hellbach, i cili është i Dërguar Special për Evropën Juglindore dhe Turqinë pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, si dhe nga ambasadori gjerman Christian Held.

***

Presidenti Thaçi ka pritur me mëngjes delegacionin francezo-gjermanë, saktësisht në orën 09:30.

Mediat nuk janë lejuar të marrin as pamje.

“Do të lëshojmë komunikatë për media”, kanë thënë zyrtarët e informimit të Presidencës.

Në përbërje të këtij delegacioni francezo-gjermanë ka vetëm zyrtarë përgjegjës për rajonin tonë në ministritë e jashtme të Francës dhe Gjermanisë, të cilët po vijnë në Kosovë për të diskutuar me krerët shtetërorë për Samitin e Parisit.

Delegacioni francez përbëhet nga Alexandre Adam, Zëvendëskëshilltar në kuadër të Presidencës së Francës, Thomas Bertin, Shef i Misionit për Ballkan në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Francës, si dhe nga ambasadori Didier Chabert dhe Carole Blestel-Feffer.

Kurse, delegacioni gjerman përbëhet nga Matthias Lüttenberg, Shef i Divizionit për Marrëdhënie Bilaterale për Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore, nga Christian Hellbach, i cili është i Dërguar Special për Evropën Juglindore dhe Turqinë pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, si dhe nga ambasadori gjerman Christian Heldt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat