Me 10 qershor Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton për Kosovën

Aktuale

Me 10 qershor Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton për Kosovën

Nga: F.B. Më: 3 qershor 2019 Në ora: 10:12
OKB

Misioni i OKB-së në Kosovë ka fol për tejkalimin e forcës së nevojshme në aksionin e RSU veri të Kosovës, pikërisht për këtë sot do bisedojnë ministri i jashtëm Daçiq dhe shefi i misionit të UNMIK-ut Tanin, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Kërkesa e Serbisë që në mbledhjen e KS të OKB-së që do mbahet me 10 qershor që të debatohet ndërhyrja e RSU në veri rrahjet dhe arrestimet e serbëve dhe dy pjesëtarëve të personalit të UNMIK-ut, pritet që përveç krahas Serbisë edhe Rusia e vetme të mbështes misionin e OKB-së.

Në të vërtetë UNMIK për shkak të brutalitetit të RSU në aksionin e javës që shkoi ka tërhequr vërejtjen ashpër Prishtinës duke e akuzuar për përdorim të panevojshëm të forcës në mospërputhje të dhënave.

Sipas UNMIK-ut informatat e Policisë së Kosovës nuk përputhen me të dhënat që ka misioni dhe dëshmojnë përdorimin e panevojshëm të forcës gjatë arrestimit të personalit të OKB-së. Arrestim dhe mbajtja e dy pjesëtarëve të personalit të UNMIK-ut përbën shkelje të drejtës së imunitetit dhe protokolleve tjera si personel të OKB-së.

Lidhur me këtë do diskutohet sot në takimin e ministrit Daçiq dhe përfaqësuesit të sekretarit të KS të OKB-së Tanin.

Tanin pas aksionit të rrahjes dhe arrestimit të personelit të UNMIK-ut njëri prej të cilëve rus ia ka tërhequr vërejtjen Prishtinës se sulmet ndaj personalit të OKB-së do nxis reagime diplomatike.

Sipas kryetarit të Qendrës për Politikë të Jashtme Dragan Gjukanoviç kumtesa e UNMIK-ut erdhi me vonesë, por me rëndësi se ajo do diskutohet në mbledhjen e KS të OKB-së, ku do jetë mundësia të dëgjohet gjendja reale në Kosove:

“Nga përvoja e së kaluarës nuk priten rezultate të mëdha, kur dihet ndarja e anëtarëve të KS rreth Kosovës. NË njërën anë do distancohen ShBA, Franca dhe Britania, në anën tjetër Kina dhe Rusia dhe nuk mund të pritet as kumtesë e përbashkët.

Ndërkohë avokatët e 11 serbëve të arrestuar për siç thuhet krim edhe korrupsion sot do të paraqesin ankesë në vendin e Gjykatës Themelore që të arrestuarit të mbahen në paraburgim 30 ditë, ndërsa vendimi rreth ankesë mund të pritet në javën që vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat