Thaçi-Vuçiqit: Jemi vende fqinje, edhe nëse flasim për motin, mirë që takohemi

Aktuale

Thaçi-Vuçiqit: Jemi vende fqinje, edhe nëse flasim për motin, mirë që takohemi

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 13:25
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas takimit që sot ka pasur me një delegacion të përbërë nga zyrtarë të Francës dhe Gjermanisë, ka potencuar se u kanë bërë të qartë se taksa e vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake do të mbetet në fuqi.

Kreu i shtetit deklaroi se nga fryma e diskutimit që kanë zhvilluar sot ka parë një angazhim më serioz të një koordinimi gjithë evropian, po edhe me ShBA-të si kusht i domosdoshëm për sukses në procesin e dialogut.

Thaçi: Theksuam shumë qartë se tarifa duhet të mbetet në fuqi

“Ishte një angazhim inkurajues i presidentit Macron dhe kancelares Merkel, pra e Parisit dhe Berlinit, që të ketë përgatitje më të mira për samitin e Parisit, që të jetë një samit që hap një perspektivë të sigurt vazhdimësisë së dialogut, mundësisë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi, por edhe perspektivës evropiane të Republikës së Kosovës. Theksuam shumë qartë se tarifa duhet të mbetet në fuqi, është një vendim legjitim, në anën tjetër duhet të respektohen marrëveshjet që janë arritur në vitin 2013 nga të gjitha palët. Shpresoj se do të ketë një përkushtim serioz edhe në javët e ardhshme që kanë mbetur, në mënyrë që të jetë një koordinim i plotë, që të ketë reflektim konkret të angazhimeve tona në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në anën tjetër nga fryma e diskutimit që zhvilluam sot shoh se ka një angazhim më serioz të një koordinimi gjithë evropian, por edhe me ShBA-të si kusht i domosdoshëm për suksesin e këtij procesi", tha ai.

I pyetur se cilat kanë qenë kërkesat e Gjermanisë dhe të Francës, Thaçi tha se nuk ka pasur kërkesa të veçanta por që është diskutuar se si të ndodhë përgatitja më e mirë e takimit të Parisit.

Ndërkaq, sa i përket deklarimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq se pa u hequr taksa mund të bisedojnë vetë për motin, Thaçi tha se dialogu dhe takimi i Parisit duhet të ndodhë i pakushtëzuar.

Image

Thaçi: Dialogu duhet të ndodhë, por edhe takimi i Parisit i pakushtëzuar

"Dialogu duhet të ndodhë por edhe takimi i Parisit i pakushtëzuar. Ky takim do të ndodhë pavarësisht disponimit ose jo të Vuçiqit. Tarifa nuk do të hiqet, është një vendim legjitim i institucioneve të Kosovës, megjithëse pushtetet në Kosovë janë të ndara dhe unë do të mund t'i thoja me vendimin e Qeverisë së Kosovës, por personalisht jam kundër që të hiqet tarifa. Gjithashtu, definitivisht askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojë që Beogradi të vejë kushte për takimin e Parisit apo vazhdimësisë së procesit të dialogut, por në fund të fundit jemi vende fqinje, qoftë edhe vetëm për mot nëse diskutojmë mirë që takohemi. Tek unë nuk janë adresuar kërkesa të veçanta, është diskutuar si të ndodhë përgatitja më e mirë e takimit dhe të ketë një progres konkret nga takimi i Parisit, gjë që unë shpresoj se do të jetë më mirë i përgatitur por edhe me hapa konkret të progresit", tha Thaçi.

Në këtë takim me delegacion e përbërë nga zyrtarë të Francës dhe të Gjermanisë, Thaçi tha se kanë biseduar edhe për liberalizimin e vizave, ku u shpreh se nuk do të lejojnë që të vendosen kushte të reja për Kosovën.

Thaçi: Kosova në asnjë rrethanë nuk do të pranojë kritere të reja për liberalizimin e vizave

"Po kam potencuar gjithashtu se Kosova në asnjë rrethanë nuk do të pranojë kritere të reja për liberalizimin e vizave, as heqjen e tarifave apo ndonjë çështje tjetër sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Është duke ndodhur një diskriminim definitiv dhe trajtim për qytetarët e Kosovës sikur me qenë qytetarë të kategorisë së dytë në kuadër të këtyre përkushtimeve të shteteve anëtare të BE-së", tha ai.

Takimi i Parisit do të ndodh më 1 korrik.

Thaçi: Në asnjë rrethanë nuk do të pranoj kritere të reja për vizat

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dal në një konferencë për media në oborrin e Kuvendit të Kosovës pas takimit që herët ka mbajtur me një delegacion nga Franca dhe Gjermania.

Të njëjtit janë takuar edhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe dy bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror për dialogun me Serbinë Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

Presidenti tha se në takim kanë biseduar për përgatitjet e samitit të Parisit që do të mbahet më 1 korrik ku sipas tij ishte një angazhim inkurajues i presidentit Macron dhe kancelares Merkel, pra e Parisit dhe Berlinit që të ketë përgatitje më të mira për samitin e Parisit, që të jetë një samit që hap një perspektivë të sigurt vazhdimësisë së dialogut, mundësisë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë Serbi.

Thaçi e përsëritu se tariga duhet të mbetet në fuqi, ndërsa në anën tjetër duhet të respektohen marrëveshjet që janë arritur në vitin 2013 nga të gjitha palët.

"Dialogu duhet të ndodh, por edhe takimi i Parisit i pakushtëzuar. Ky takim do të ndodh pavarësisht disponimit ose jo të Vuçiqit. Tarifa nuk do të hiqet, është një vendim legjitim i institucioneve të Kosovës, megjithëse pushtetet në Kosovë janë të ndara dhe unë do të mund t'i thoja me vendimin e Qeverisë së Kosovës, pot personalisht jam kundër që të hiqet tarifa. Gjithashtu, definitivisht askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojë që Beogradi të vejë kushte për takimin e Parisit apo vazhdimësisë së procesit të dialogut. Por, në fund të fundit jemi vende fqinje qoftë edhe vetëm për mot nëse diskutojmë mirë që takohemi. Tek unë nuk janë adresuar kërkesa të veçanta, është diskutuar si të ndodh përgatitja më e mirë e takimit dhe të ketë një progres konkret nga takimi i Parisit, gjë që unë shpresoj se do të jetë më mirë i përgatitur por edhe me hapa konkret të progresit", tha Thaçi.

Presidenti bëri të ditur se kanë diskutuar edhe për liberalizimin e vizave.

"Po, kam potencuar gjithashtu se Kosova në asnjë rrethanë nuk do të pranoj kritere të reja për liberalizimin e vizave, as heqjen e tarifave apo ndonjë çështje tjetër sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Është duke ndodhur një diskriminim definitiv dhe trajtim për qytetarët e Kosovës sikur me qenë qytetarë të kategorisë së dytë në kuadër të këtyre përkushtimeve të shteteve anëtare të BE-së", tha presidenti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat