Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur në takim delegacionin nga Gjermania dhe Franca.
Në një komunikatë që LDK ka dërguar për media thuhet se kryetari Mustafa ka falënderuar shtetet, Gjermaninë dhe Francën për kontributin e pazëvendësueshëm që i kanë dhënë Kosovës gjatë të gjitha proceseve në shtetndërtim dhe ka shprehur dëshirën për bashkëpunim të mëtutjeshëm edhe më të thellë me të dyja vendet.
“Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa ka njoftuar delegacionin për qëndrimin e LDK-së, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Përfaqësues nga Gjermania dhe Franca kanë takuar edhe udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.