Hoxha: Agjenda e reformave evropiane është udhërrëfyesi më i mirë se ku jemi dhe ku po shkojmë - Bota Sot
Hoxha: Agjenda e reformave evropiane është udhërrëfyesi më i mirë se ku jemi dhe ku po shkojmë

Aktuale

Hoxha: Agjenda e reformave evropiane është udhërrëfyesi më i mirë se ku jemi dhe ku po shkojmë

Nga: Z.B Më: 3 qershor 2019 Në ora: 15:54
Pamje nga takimi

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka bërë të ditur se në mbledhjen e Këshillit ministror për Integrim Evropian, në prani të Kryeministrit Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e procesit integrues, ngase, sipas saj, duke kërkuar nga të gjitha institucionet relevante, përmbushjen e rekomandimeve që dalin nga Raporti për vendin 2019 të Komisionit Evropian, përcjell “Bota sot”.

Hoxha këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se nevojitet punë e përkushtim më i madh nga ana e institucioneve tona që të adresojnë në mënyrë më efikase.

"Agjenda e reformave evropiane është udhërrëfyesi më i mirë se ku jemi dhe ku po shkojmë. I ftova të pranishmit që në ditët, javët dhe muajt në vijim, të përkushtohemi më shumë dhe të dëshmojmë se integrimi në BE mbetet prioritet", ka shkruar ajo
Postimi i plotë:

Në mbledhjen e Këshillit ministror për Integrim Evropian, në prani të Kryeministrit Haradinaj, theksova rëndësinë e procesit integrues, duke kërkuar nga të gjitha institucionet relevante, përmbushjen e rekomandimeve që dalin nga Raporti për vendin 2019 të Komisionit Evropian.

Nevojitet punë e përkushtim më i madh nga ana e institucioneve tona që të adresojnë në mënyrë më efikase sfidat që kemi përpara. Është tejet e rëndësishme që synimi jonë strategjik për integrim në BE të reflektohet në punën e secilit prej nesh.

Agjenda e reformave evropiane është udhërrëfyesi më i mirë se ku jemi dhe ku po shkojmë. I ftova të pranishmit që në ditët, javët dhe muajt në vijim, të përkushtohemi më shumë dhe të dëshmojmë se integrimi në BE mbetet prioritet. Të gjithë kemi rol për të luajtur që vlerësimet e tilla të ngjashme të mos përsëritën më, por të mbizotërojnë arritjet dhe progresi jonë të mbetet i pakthyeshëm.
 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...