Bekë Berisha i propozon Presidentit, që të shpallet Hero i Kosovës, Selman Kadria

Aktuale

Bekë Berisha i propozon Presidentit, që të shpallet Hero i Kosovës, Selman Kadria

Nga: Z.B Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:06
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka mirëpritur idenë e deputetit të Kosovës, Bekë Berisha, i cili ka propozuar tek Presidenti për shpalljen Hero të Kosovës, Selman Kadri Hasanajn, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se Selman Kadria veprimtar i çështjes shqiptare dhe kryengritës kundër pushtimit të Kosovës nga Serbia Mbretërore

Postimi i plotë:

E mirëprita idenë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, që t’i propozohet Presidentit për shpalljen Hero të Kosovës, Selman Kadri Hasanajn. Selman Kadria (1906 - 1938) ishte veprimtar i çështjes shqiptare dhe kryengritës kundër pushtimit të Kosovës nga Serbia Mbretërore dhe me dekorimin e tij do të vlerësohet një figurë emblematike e lëvizjes shqiptare për liri kombëtare!RH

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat