Çfarë problemi ka Thaçi me sytë?

Aktuale

Çfarë problemi ka Thaçi me sytë?

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 19:07
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim këshilltarët diplomatikë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Pas këtij takimi, ai ka folur para gazetarëve, të cilëve u ka treguar se për çfarë kanë biseduar me delegacionin franko-gjerman.

Përveç deklaratave kundërthënëse, vëmendje në këtë paraqitje tërheqi edhe problemi i Thaçit me sytë.

Syri i djathtë i presidentit të vendit u pa krejtësisht i skuqur, ndërsa i majti vërehej po ashtu i ënjtur.

Thaçi nuk ka folur për gjendjen shëndetësore të tij, pos që ka rikujtuar se Kosova nuk pranon kushte nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave dhe se vendi nuk do ta heqë taksën ndaj Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat