Vizitat tek të afërmit – Policia ka një kërkesë për qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit

Aktuale

Vizitat tek të afërmit – Policia ka një kërkesë për qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 19:59
Policia

Policia e Kosovës për Fitër Bajram ka bërë kërkesë të gjithë qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion.

Përmes një njoftimi në Facebook, Policia ka thënë se gjatë kësaj feste rritet numri i pjesëmarrësve në trafik për shkak të vizitave tek të afërmit për Bajram.

“Drejtoni automjetin me kujdes të shtuar gjatë festes së Fiter Bajramit!”

“Qytetarët kosovar festojnë Festën e Fiter Bajramit duke shprehur solidaritetin dhe urimet e ndërsjella përmes vizitave tek të afërmit e tyre me ç’rast rritet edhe numri i pjesëmarrësve në trafikun rrugor. Andaj, me qëllim që këto ditë feste për qytetarët e vendit të kalojnë sa më mirë dhe pa aksidente, Policia e Kosovës bënë thirrje për kujdes të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor. Policia e Kosovës uron që kjo festë të kalojë e qetë dhe pa aksidente!”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat