Pacolli uron Fitër Bajramin: Paqi një ditë për tu mbajtur mend gjatë

Aktuale

Pacolli uron Fitër Bajramin: Paqi një ditë për tu mbajtur mend gjatë

Nga: Z.B Më: 3 qershor 2019 Në ora: 21:22
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, në përfundim të muajt të Ramazanit, ka thënë se qëllimi i agjërimit ka qenë i thjeshtë e fisnik, ngase, sipas tij, forcon lidhjen me besim në Zot, përcjell “Bota sot”.

Pacolli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facbook ku ka uruar Festën e Fitër Bajramit dhe ka shkruar “Paqi një ditë të Bajramit për tu mbajtur mend gjatë, ashtu sikurse mbahen mend edhe veprat e mira gjatë këtij muaji që po lëmë pas”.

Postimi i plotë:

Sonte përfundoi muaji i Ramazanit. Qēllimi i agjerimit ka qenë i thjeshtë e fisnik, ai i forcimit të lidhjes dhe besimit të njerëzve në Zot, freskimi dhe forcimi i lidhjeve farefisnore, forcimi i lidhjeve sociale, forcimi i përkrahjes së njeriut për njeriun. Nga ky muaj shoqëria ka dalë më e fortë dhe më e begatë.

Paqi një ditë të Bajramit për tu mbajtur mend gjatë, ashtu sikurse mbahen mend edhe veprat e mira gjatë këtij muaji që po lëmë pas.

Nga thellësia e zemrës ju uroj me Fat Fitër Bajramin.

Zoti ju bekoftë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat