Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ju ka drejtuar bashkëkombësve të besimit islam në përfundimin e muajt të Ramazanit, përcjell “Bota sot”.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sonte e përmbyllët me përkushtim dhe devotshmëri muajin e Ramazanit, muaj ky i afrimit dhe mbështetjes tek njëri tjetri.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkëkombës të besimit islam që keni agjëruar këtë muaj të shenjtë.
Sonte e përmbyllët me përkushtim dhe devotshmëri muajin e Ramazanit, muaj ky i afrimit dhe mbështetjes tek njëri tjetri.
Me shpresën e një agjërimi të pranueshëm, uroj që të jemi pranë njëri tjetrit me vetëmohim e solidaritet!RH