“Hasha është në krizë të vërtet”

Aktuale

“Hasha është në krizë të vërtet”

Nga: N.H Më: 3 qershor 2019 Në ora: 22:58
Hashim Thaçi

Publicisti Xhek Rexhaj, përmes një postimi publik në rrjetin e tij social, Facebook, ka bërë një koment në drejtim të presidentit Thaçi.

Raxhaj ka thënë se presidenti ndodhet në një krizë të thellë. Ky reagim i tij vije pas publikimit të një videoje ku presidenti i vendit shihet me probleme në sy.

“Nuk ia dëshiroi askujt te keqen shëndetësore, por Hasha është në krizë të vërtet. E kam përcjell videon sot nga konferenca e tij... Dukej i çrregulluar edhe ne sy!”, shkruan ai në Facebook.

Syri i djathtë i presidentit të vendit u pa krejtësisht i skuqur, ndërsa i majti vërehej po ashtu i ënjtur.

Thaçi nuk ka folur për gjendjen shëndetësore të tij, pos që ka rikujtuar se Kosova nuk pranon kushte nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave dhe se vendi nuk do ta heqë taksën ndaj Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat