Ahmeti: Vija të kuqe për PDK-në dhe VV-në

Aktuale

Ahmeti: Vija të kuqe për PDK-në dhe VV-në

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 23:35
Shpend Ahmeti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka folur për bisedimet mes partive opozitare për rrëzimin e qeverisë së Ramush Haradinajt dhe për formimin e një koalicioni të ri qeverisës.

Ahmeti ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se partia e tij ka vijë të kuqe vetëm për Partinë Demokratike të Kosovës.

“I thash edhe zotit (Isa) Mustafa”, ka thënë ai, duke iu referuar një takimi me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Dhe, publikisht po e them. Për neve PDK është vijë e kuqe, formale. Po e them zyrtarisht”, është shprehur ai.

“Vijë e kuqe joformale është Lëvizja Vetëvendosje, për shkak të inateve që siç duket i kanë”, ka deklaruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat