Hoxhaj: Roli i SHBA-së dhe disa vendeve të BE-së është kyç për arritjen e një marrëveshjeje

Aktuale

Hoxhaj: Roli i SHBA-së dhe disa vendeve të BE-së është kyç për arritjen e një marrëveshjeje

Nga: Z.B Më: 3 qershor 2019 Në ora: 23:43
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron për vizitë në SHBA, ku është takuar me John Erath dhe William Berkley, nga Këshilli për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përcjell “Bota sot”.

Hoxhaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se, “Theksova se dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB dhe se roli i SHBA-së si dhe disa vendeve të BE-së është kyç për arritjen e një marrëveshjeje afatgjate dhe të zbatueshme”.

Postimi i plotë:

Kënaqësi t’i takoj në Ëashington, D.C. John Erath dhe Ëilliam Berkley nga Këshilli për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilët diskutova për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, dhe në veçanti dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Theksova se dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB dhe se roli i SHBA-së si dhe disa vendeve të BE-së është kyç për arritjen e një marrëveshjeje afatgjate dhe të zbatueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat