Sot dita e parë e Fitër Bajramit

Aktuale

Sot dita e parë e Fitër Bajramit

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 07:07
Ilustrim

Në Kosovëdhe në vendet tjera, sot shënohet dita e parë e Festës së Fitër Bajramit.

Një ditë më parë ka përfunduar muaji i madhëruar i Ramazanit.

Dita e parë e festës së Fitër - Bajramit është sot.

Manifestimi qendror për festën e Fitër - Bajramit për Republikën e Kosovës po mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi filloi në ora 04:11, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit u mbajt ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga dr. Ejup Haziri- anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës.

Namazi i Fitër – Bajramit filloi të falet në ora 05:36 minuta të cilit do t'i prij Vedat ef. Sahiti-këshilltar i Myftiut të Kosovës.

Hytben e Fitër - Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës,  Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat