Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të uruar festën e Fitër Bajramit, përcjell “Bota sot”.
Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku në këtë ditë feste ka nisur mëngjesin duke ndarë ëmbëlsira për Policinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Në këtë ditë feste e nisa mëngjesin duke ndarë ëmbëlsira me Policinë e Kosovës. Në rrugëtimin tonë si shtet e shoqëri qofshim gjithmonë krah për krah. Me fat Fitër Bajrami!RH