Famëkeqi Bashar Al Assad takohet me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe

Aktuale

Famëkeqi Bashar Al Assad takohet me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 08:52
Pamje nga takimi

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej vizitoi Sirinë dhe krye kriminelin e saj, Bashar Al Asad

Agjencioni i lajmeve të shtetit sirian SANA njoftoi se “Patriarku, Irinej i është falënderuar presidentit Assad për qëndrimin e tij të qartë dhe parimor në mbushjen e Serbisë ndaj çështjes së Kosovës”, ka shkuar Sana.

Në takim mori pjesë dhe patriarku i gjithë lindjes Xhoni X.

Për këtë ka shkruar  këshilltari i Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.

Zyberaj ka thënë se njeriu i cili ka duar plotë gjak nga krimet e tij të luftës.

Postimi i plotë i Zyberajt:

Ja pamja e shpirtit të udhëheqësisë së shtetit serb!

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej, vizitoi Sirinë dhe krye kriminelin e saj Bashar Al Assad, i cili ka duart plot gjak nga krimet e tij të luftës.

E njëjta Kishë serbe është qe bekoi krimet e Millosheviçit, Karaxhiç dhe Mlladiç në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë dhe e njejta Kishë serbe që e ka mbajtur të burgosur shoqërinë serbe në një botë paralele.

Kisha ortodokse serbe, që udhëhiqet nga frymëzues të ksenofobisë, shfaqi përsëri fytyrën e saj të vërtetë, qe jep mbështetje për kriminelët e luftës dhe nuk ka të bëjë fare me fenë.  Kjo Kishë e cila vetem institucion fetar nuk është, duhet të kërkojë falje tek Kosova, Kroacia dhe Bosnja qe të çlirohet dhe pastrohet nga mekatet e saj historike.

Tani për tani, e ka mision vetëm spiritualitetin e kriminelëve të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat