Haradinaj uron myftiun Naim Tërnava

Aktuale

Haradinaj uron myftiun Naim Tërnava

Nga: Z.B Më: 4 qershor 2019 Në ora: 09:40
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar myftiun Naim Tërnava fhe gjithë BIK-un për nder të festës së Fitër Bajramit, ngase, siç thotë ai, kjo festë është e paqës, harmonisë e tolerancës mes vete, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook ku ka shkruar se në këtë festë që i bën bashkë familjet dhe përçon mesazhin e dashurisë dhe solidaritetit, uroj që shqiptarët kudo nëpër botë t’i bashkojë atdhedashuria, si një vlerë kulmore e jona

Postimi i plotë:

Të gjithë besimtarëve myslimanë, urime festa e Fitër Bajramit. Sot, pata nderin që të uroj myftiun Naim Tërnava dhe gjithë BIK-un për këtë festë të paqes, harmonisë e tolerancës mes vete.
Në këtë festë që i bën bashkë familjet dhe përçon mesazhin e dashurisë dhe solidaritetit, uroj që shqiptarët kudo nëpër botë t’i bashkojë atdhedashuria, si një vlerë kulmore e jona!
Detyrë e pashmangshme e institucioneve tona është që të gjithë qytetarëve t’ua mundësojë lirinë e besimit, si një e drejtë me kushtetutë e ligj dhe zbatimin e besimit në bazë të bindjeve të tyre!RH
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat