Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji ka vizituar Bashkësinë Islame me rastin e Fitër Bajramit, ku tha se është kënaqësi që shqiptarët festojnë bashkë të gjitha festat.
Ai u shpreh se si Ipeshkvi kanë shqetësimet e njëjta me Bashkësinë Islame, siç është ikja e njerëzve nga vendi. Sipas tij, ikja e njërëzve kur i kanë gjitha të mirat nuk është e pranueshme.
Dodë Gjergji: Ikja e njerëzve nga vendi është e papranueshme
"Ju urojmë të gjithë atyre që kanë agjëruar që zoti t'i shpërblejë, t'i shenjtëroj familjet e tyre, vendin tonë, popullin tonë. Kryemyftiun e uroj me qenë me shëndet të mirë dhe punë të mbarë. Është kënaqësi që ne shqiptarët mund të festojmë së bashkë festat fetare dhe t'i gëzohemi një suksesi në rritjen shpirtërore të njëri tjetrit, sepse kjo është mënyra e vetme që na mundëson të duam më shumë familjen, të duam më shumë shtëpitë tonë, të duam më