Vetëvendosje: Urojmë për një shoqëri të barabartë

Aktuale

Vetëvendosje: Urojmë për një shoqëri të barabartë

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 10:43
Arben Vitija dhe Naim Tërnava

Anëtarë të kryesisë dhe deputet të Lëvizjes Vetëvendosje kanë vizituar Bashkësinë Islame me rastin e Fitër Bajramit.

Arben Vitija nga kjo parti për këtë festë tha se urojnë që të ketë më shumë solidaritet dhe për një shoqëri më të barabartë.

Vitija: Urojmë për një shoqëri të barabartë Video

"Pas muajit të Ramazanit, një muaj sfide, një muaj sakrifice, një muaj barazie edhe kjo festë përçon mesazhin e barazisë, mesazhin e harmonisë, ku ndajmë ushqimin me familjarët tanë, ndajmë dashurinë me të gjithë miqtë e ata që kanë nevojë. Duke përcjellur këtë mesazh të kësaj feste të madhe urojmë për më shumë solidaritet, për një shoqëri më të barabartë", tha ai.

Vitija tha se kryetari i kësaj partie Albin Kurti nuk ka mundur të vije për urime meqë është jashtë shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat