Vjen paralajmërimi: Ditë të vështira po vijnë për Haradinajn, zbulohet skenari ndaj kryeministrit të Kosovës në Paris

Aktuale

Vjen paralajmërimi: Ditë të vështira po vijnë për Haradinajn, zbulohet skenari ndaj kryeministrit të Kosovës në Paris

Nga: N.H Më: 5 qershor 2019 Në ora: 07:39
Foto ilustrim

Para Samiti të Parisit kanë filluar tashmë të qarkullojnë zërat se çfarë pritet të ndodhë në këtë ngjarje që do të zhvillohet në korrik të këtij viti.

Është prof. dr. Binak Maxharraj, ai i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një koment rreth asaj se çka do të ndodhë në kryeqendrën e Francës.

Maxharraj më ketë rast ka paralajmëruar kryeministrin Haradinaj, se ndaj këtij të fundit është duke u përgatitur një skenar për ta rrëzuar atë nga pushtetit.

Ai thekson se treshja Vuçiq-Thaçi dhe Markon janë në organizim sekret për ta rrezuar Qeverinë Haradinaj në Samitin e Parisit, ndërsa, e vetmja shpresë Harajdinajn, sipas tij, është kancelaria Merkel.

Ja shkrimi i tij:

Ditë të vështira po e presin Ramush Haradinajn.

Të gjithë nga të gjitha anët po i rrahin pykat për rrëzimin e Qeverisë Harajdinaj, si ata vendor po ashtu edhe ata ndërkombëtar, secili po e godet pykën e vet për ta rrëzuar Qeverinë.

Nga brenda dihet së është opozita e cila veç një viti po i mbreh pykat e veta por nuk po gjen iman. Pykat i kanë mbrehë, bile edhe fortë së bashku A.Vuçiq dhe Hashim Thaçi, të cilët nuk po e durojnë Qeverinë Harajdinaj. Vuçiqi dhe Hashimi po i mbrehin pykat më ndihmën e ndërkombëtarëve, sidomos përmes Presidentit të Francës Markon, i cili posi Mogherini nuk po mund e duron Haradinajn.

Pra kjo treshe Vuçiq-Thaçi dhe Markon janë në organizim sekret për ta rrezuar Qeverinë Haradinaj në Samitin e Parisit. Të vetmen shpresë Harajdinaj e ka të Merkel, por zor të gjithë ujqit janë bërë bashkë kundër Haradinajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat