Eksperti amerikan: BE-ja t’i bëjë më shumë presion Serbisë, ja si mund ta mundësojë njohjen e Kosovës

Aktuale

Eksperti amerikan: BE-ja t’i bëjë më shumë presion Serbisë, ja si mund ta mundësojë njohjen e Kosovës

Nga: A.Zh Më: 5 qershor 2019 Në ora: 08:27
Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka folur edhe një herë për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se marrëdhëniet mes të dyja vendeve, vështirë se do të përmirësohen, për aq kohë sa Rusia e mbështet qëndrimin e Serbisë.

Ben-Meir, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian, që të bëjë më shumë presion politik mbi Serbinë, për njohjen e Kosovës, përcjell Bota sot.

Sipas tij, BE-ja këtë mund ta bëjë, duke lidhë dëshirën e Serbisë për t’u bërë anëtare e BE-së në këmbim të njohjes së Kosovës.

“Zgjidhja e konfliktit në Serbi-Kosovë do të jetë e vështirë për t'u arritur për sa kohë që Rusia vazhdon të mbështesë qëndrimin e Serbisë. BE-ja duhet të ushtrojë presion politik mbi Beogradin dhe të lidhë dëshirën e Serbisë për t'u bërë anëtare e BE-së për njohjen e Kosovës”, ka deklaruar eksperti amerikan.

Ben-Meir më tej ka thënë se mbetet ende shumë për t’u bërë në Kosovë për një të ardhme të ndritur dhe kjo sipas tij, mund të arrihet vetëm nga të rinjtë e shtetit tonë.

“Qëndrueshmëria, prosperiteti dhe siguria e Kosovës varet nga këmbëngulja, përkushtimi dhe sakrifica e rinisë së saj për të qëndruar në vendin e tyre. Mbetet ende shumë për t'u bërë për të siguruar një të ardhme më të ndritur dhe vetëm të rinjtë mund të lartësojnë këtë sfidë”, është shprehur Alon Ben-Meir./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat