Kongresisti amerikan i quajti kriminelët serbë të ndyrë, grupi serb në SHBA i dërgon peticion Trumpit

Aktuale

Kongresisti amerikan i quajti kriminelët serbë të ndyrë, grupi serb në SHBA i dërgon peticion Trumpit

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 10:48
Kongresi Tim Burchet

Një postim nga kongresisti amerikan, Tim Burchet, në Twitter që i quan kriminelët serbë të ndyrë ka shqetësuar një grup për mbështetjen e SHBA-së ndaj Kosovës.

“Projekti i Kosovës” është një grup me bazë amerikane që kërkon të përfaqësojë ortodoksët serbë të persekutuar.

Ata kanë krijuar një peticion te Change.org që i kërkojnë presidentin Donald Trump dhe Kongresit të tërheqin mbështetjen për udhëheqësinë shqiptare. Peticioni ka mbi 51,000 nënshkrime.

Grupi u bazua të ky postim i Burchet, që tha se krimet e luftës në Kosovë u kryen nga “serbë të ndyrë” në vitet 1990.

Burchet bëri këto komente në Twitter pas takimit me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Me të vërtetë një person i mrekullueshëm dhe i pasionuar duke folur për këta njerëz të ndyrë në Serbi dhe krimet e tyre të luftës, veçanërisht krimet seksuale kundër popullit dhe përdhunimet e tmerrshme që ndodhën atje”, tha ai në video.

“Ata janë njerëz të neveritshëm dhe të gjithë po përpiqen të bëjnë diçka për t’i sjellë ata para drejtësisë”.

Të martën, peticioni i grupit “Projekti i Kosovës” se postimi i mbushur me urrejtje nga Burchett injoron krimet e kryera kundër mijëra të krishterëve dhe pakicave të tjera dhe tregon se ai e mbështet këtë praktikë.

“Burchett i ka bërë turp Shteteve të Bashkuara duke u bashkuar me regjimin kriminal në Kosovë i cili vazhdon të kryejë këto krime kundër njerëzimit”, tha grupi në një deklaratë me email.

 

“Të quash një grup etnik apo fetar si “të ndyrë” është i papranueshëm dhe meriton dënim publik”.

Më vonë të martën, Burchett mbështeti komentet e tij dhe mbështetjen e tij për Kosovën.

“Është e qartë se jo të gjithë serbët janë njerëz të këqij, por është fakt se Serbia lejoi gjenocid dhe përdhunim ndaj popullit kosovar në vitet e 90-ta, pa marrë parasysh etninë e tyre, ata janë të ndyrë”, u përgjigj Bruchetgrupit në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat