Haradinaj ateron me një aeroplan special në Berlin, nderohet me gardë

Aktuale

Haradinaj ateron me një aeroplan special në Berlin, nderohet me gardë

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 18:19
Haradinaj në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka arritur në Gjermani, derisa aty është pritur me ceremoni ushtarake.

I pari i Qeverisë do të takohet në Gjermani me kancelaren gjermane Angela Merkel, Kryetarin e Bundestagut Wolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare në Bundestag, si dhe do të marrë  pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” e në Lutjet e Mëngjesit në Berlin.

“Sapo ateruam në Berlin së bashku me Zëvendës Kryeministrin Pacolli. Agjendë e rëndësishme për çështje të interesit të përbashkët!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Për nder të Haradinajt, krahas flamurit të Gjermanisë dhe atij evropian është vendosur edhe i Kosovës.

Kjo vizitë është duke u realizuar  rreth një muaj para takimit që do të mbahet në fillim të korrikut në Paris, në vazhdën e takimeve për arritjen e një marrëveshje me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat