Qeveria ndan 34 milionë euro për ndërrimin e filtrave të TC Kosova B

Aktuale

Qeveria ndan 34 milionë euro për ndërrimin e filtrave të TC Kosova B

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 20:17
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit është përkujdesur ndaj mjedisit.

Haradinaj ka deklaruar se Qeveria ka krijuar një task forcë ndërministrore për veprime konkrete kundër ndotjes së ajrit.

Kreu i Qeverisë ka thënë po ashtu ka njoftuar se janë ndar 34 milionë euro për ndërrimin e filtrave të TC Kosova B.

Postimi i plotë:

Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit e vendosi përkujdesjen ndaj mjedisit si njërën nga prioritetet e saj.

Sot, në Ditën Botërore të Mjedisit që na kujton rritjen tonë të vetëdijësmit dhe ruajtjes së Ambientit, Kosova është futur në linjë me vendet botërore që janë model në ruajtjen e hapësirës ku jetojnë.

-Qeveria e Kosovës ka krijuar task forcën ndërministrore për veprimet konkrete kundër ndotjes së ajrit prej së cilës rodhën vendime të rëndësishme.

-Janë ndarë 34 milionë euro për ndërrimin e filtrave të TC Kosova B.

– Ka bërë rritjen e kapaciteteve në sistemin e ko-gjenerimit dhe hapjen e dyerve për projekte me energji të ripërtëritshme që do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e ajrit.

-Qeveria krijoi task forcën për pastrimin e Kosovës.
Por, vetëm bashkërisht mund ta përmirësojmë jetesën në vendin tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat