Milaim Zeka tregon haku i cili person hyri në Nisma: Më luti edhe Thaçi, Veseli e Lushtaku më hy në PDK

Aktuale

Milaim Zeka tregon haku i cili person hyri në Nisma: Më luti edhe Thaçi, Veseli e Lushtaku më hy në PDK

Nga: N.Sh Më: 5 qershor 2019 Në ora: 21:13
Milaim Zeka

Deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, i cili tash do të formon edhe një parti të re politike, ka treguar se për shkak të Jakup Krasniqit ka hy në Nisma.

Zeka thotë se, tash para 2-3 muajve e kanë lutur Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Sami Lushtaku të hynë në PDK, transmeton “Bota sot”.

“Hatri i Jakup Krasniqit jam hy deputet në Nisma. Trefishin e votave e kisha pas me shku ne PDK”, tha Zeka.

Ai tregon edhe ofertat që morri për më u fut në PDK.

“Ka ardhë Thaçi, Veseli dhe Lushtaku më kanë lut me shku qitash para 2-3 muajve ne PDK dhe të gjitha partitë politike. Unë kam vendos me pak shkollë që kamë me i grumbullu disa njerëz që i besojnë vizionit tim”, tha Zeka në një emision televiziv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat