Zogaj për partinë e Milaim Zekës: Edhe një më shumë është krejtësisht e parëndësishme

Aktuale

Zogaj për partinë e Milaim Zekës: Edhe një më shumë është krejtësisht e parëndësishme

Nga: H.O. Më: 5 qershor 2019 Në ora: 22:36
Milaim Zeka

Deputeti Milaim Zeka ka zyrtarizuar partinë e tij më të re PEK, Partia Euroatlantike e Kosovës, madje ka përmendur edhe emrat që mund t’i bashkohen.

Njohësi i cështjeve politike, Skender Zogaj në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se shqiptarët kanë kanë pasur më shumë parti se banorë.

Image
Skender Zogaj

“Kosova dhe Shqipëria në të gjitha kohët kanë pasur parti më shumë  se sa banorë! Nuk ka thënë kot Mbreti Zog “jam mbret i një milion mbretërve!” Pra, shoqëria shqiptare edhe aktualisht është e  sëmurë nga shumësia e partive, që janë rezultat i tekeve të njerëzve që vuajnë nga madhështia e munguar, që e dëshirojnë duke bërë gjëra koti, siç janë pjesa dërmuese e partive politike në Kosovë”, thotë Zogaj.

Ai thotë më tutje se një më shumë ose më pak është e parëndësishme, e këtë e shfrytëzoj edhe Milaim Zeka.

“Prandaj, nuk paraqet kurrëfarë habie as formimi i partisë së re të Milaimit, sepse,situata politike kosovare është aq e vrërët sa që një re më shumë ose më pak është krejtësisht e parëndësishme! Por demokracia i ka këto mundësi dhe, pse të mos i shfrytëzoj Milaim Zeka?!”, thotë Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat