Aliu: Nuk i besoj PSD’së, ata vetëm flasin por nuk duan ta rrëzojnë qeverinë

Aktuale

Aliu: Nuk i besoj PSD’së, ata vetëm flasin por nuk duan ta rrëzojnë qeverinë

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 00:20
Liburn Aliu

Deputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu, ka folur për mocionin e rrëzimit të qeverisë së Kosovës. Ai ka thënë se opozita është duke punuar për rrëzim. Ka thënë se edhe LDK’ja është serioze në iniciativën që ka marrë.

Aliu në emisionin ‘DPT te Fidani’ ka folur edhe për mundësin që PSD’ja të bashkohet për rrëzim të qeverisë.

“ Nuk i besoj PSD’së. Unë kam dyshime dhe jam shumë i sigurt që ata nuk do të na bashkohen. PSD më shumë është e interesuar që të flet për rrëzim të qeverisë, por jo edhe për ta rrëzuar atë”.

Aliu ka thënë se gjendja është e rëndë dhe sipas tij qeveria duhet të rrezohet sa më shpejt.

“Ftesa për mocion është. Do të vije edhe dita kur mocioni do të dalë në votim dhe aty doi të shihet kush është për rrëzim e kush jo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat