Haradinaj sot e takon Merkelin, për çka do të flasin?

Aktuale

Haradinaj sot e takon Merkelin, për çka do të flasin?

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 07:07
Ramush Haradinaj dhe Angela Merkel

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po qëndron në Berlin në vizitë njëditore ku do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Siç deklaroi vet Haradinaj, ky takim ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Gjermanisë.“Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime evropiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, tha Haradinaj.              

Përpos kancelares Merkel, Haradinaj pritet të takojë edhe kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare dhe pritet të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” si në lutjet e mëngjesit në Berlin.Ndryshe, kryeministri Haradinaj ka mbërritur në Berlin gjatë ditës së djeshme ku është pritur me ceremoni ushtarake.Ai është i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat