E pabesueshme: Kjo është pasuria e Pal Lekajt

Aktuale

E pabesueshme: Kjo është pasuria e Pal Lekajt

Nga: D.RR Më: 6 qershor 2019 Në ora: 11:56
Pal Lekaj

Sipas regjistrit për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Pal Lekaj është milioner, shkruan "Bota sot".

Vetëm një tokë që e ka në pronësi, Pal Lekajn e bën milioner. Vlera e kësaj tokë kap një vlerë prej 1 .5 milionë euro. Përveç tokës, Lekaj ka në pronësi edhe një shtëpi që kushton rreth 350 mijë euro, dhe dy vetura që bashkë kanë vlerë mbi 30 mijë euro.

Lekaj po del të jetë goxha merakli i veturave. Njëra është e llojit Mercedes (2009), që kushton 13 mijë e 500 euro, derisa tjetra është e llojit BMW 525 F10 (2012), që ka vlerë 18 mijë euro.

Deklarimin e plotë të Pal Lekajt mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat