Deputeti Milaim Zeka i cili së fundi ka paralajmëruar se do të formojë një parti të re del të jetë milioner.
Në bazë të deklarimit të pasurisë Zeka i ka deklaruar gjashtë banesa, shtëpi dhe prona tjera.
Zeka përveç si deputet bashkë me gruan e tij merr pagë edhe nga RTK, nga Universiteti AAB dhe Mozaik.
Zeka bashkë me gruan e tij kanë deklaruar se kanë në banka mbi 50 mijë euro.
Deputeti Zeka ka thënë se të gjitha këto ka arritur t’i bëjë nga puna e tij në Evropë dhe Amerikë që nga viti 1982