Haradinaj nga Berlini paralajmëron ‘Vendimin e Madh’ për Kosovën, nga SHBA-të, Gjermania e Franca

Aktuale

Haradinaj nga Berlini paralajmëron ‘Vendimin e Madh’ për Kosovën, nga SHBA-të, Gjermania e Franca

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 13:50
Ramush Haradinaj dhe Angela Merkel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka folur edhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshje që siç e ka quajtur ai “Vendimi i Madh”, në të cilën do të jenë të përfshira SHBA-të, Gjermania dhe Franca.

Por thotë se është shumë skeptik së një marrëveshje e tillë mund të arrihet shumë shpejtë, por thotë që këtë energji të perëndimit duhet shfrytëzuar për të arritur të paktën një “Marrëveshje Kornizë”, që më pas do të negociohet nga një përfaqësues i lartë, që potencialisht do të jetë nga Gjermania, e që do të qëndrojë i kyçur gjithmonë në procesin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Janë dy mundësi. Një është një mundësi e vendimit të madh. Edhe duhet ende të shpresojmë pas involvimit të presidentit Trump, por edhe sidomos  tash  pas involivimi direkt dhe personal të kancelares gjermane, Merkel, dhe presidentit të Francës, Makron, duhet shpresojmë edhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshjes së madhe”, ka thënë kryeministri.

Ndërkohë si mundësi të dytë ai e sheh vazhdimin e një procesi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të vazhdojë disa muaj, apo edhe vite.

“Por nëse nuk arrihet kjo marrëveshje e madhe, do të ketë një proces disa mujor, apo disa vjeçar”, potencon Haradinaj.

Ndërkohë duke shprehur rezervat e tij për një ‘marrëveshje të madhe’, kreu i Qeverisë thotë që të paktën të shfrytëzohet ky përkushtim i aleatëve për të arritur të paktën një marrëveshje kornizë, në të cilën do të jetë e angazhuar në mënyrë të veçantë Gjermania.

“Për nëntorin, mendoj që vështirë është marrëveshja e madhe. Por duhet ta shfrytëzojmë këtë energji, për një kornizë marrëveshje të parë, e cila do të negociohet nga një përfaqësues i lartë, siç ishte Mogherini, por besoj që atëherë Berlini do ta ketë një të dërguar special, ose me një të ngarkuar që do të mbetet çdo herë në temë”, ka thënë ndër të tejra kryeministri Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat