Flet profesori: Haliti ia ktheu shpinën Thaçit, i përmend edhe disa vrasje...

Aktuale

Flet profesori: Haliti ia ktheu shpinën Thaçit, i përmend edhe disa vrasje...

Nga: N.Sh Më: 6 qershor 2019 Në ora: 14:19
Xhavit Haliti dhe Hashim Thaçi

Xhavit Haliti, nuk po e përkrah idenë e ish-kreut të partisë së tij PDK-së.

Haliti ka dalë kundër ideve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Për këtë çështje, profesor dr. Binak Maxharraj, pohon se, Haliti ia ktheu shpinën Thaçit.

Maxharraj, përmes një postimi në Facebook, tregon një kronologji për Thaçin e Halitin.

Sipas tij, në kohën e luftës, këta të dytë ishin bashkë në Shtabin e Rognerit, ku bënin plane për luftën dhe kundër luftën, apo po qërim hesapesh mes shqiptarëve.

Maxharraj pamend vrasjen e zëdhënësit të UÇK-së, Ali Ukës dhe të Ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqit.

Për më shumë, lexojeni postimin e plotë:

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

Mbrëmë në “Rubikon”

XHAVIT HALITI I DËRDHI ARRAT MË HASHIM THAÇIN?!

Dikur Xhavit Haliti ishte së bashku me Hashim Thaçit në Shtabin e Rognedrit në Tiranë. Ku bënin plane për luftën dhe kundër luftën, për çerimin e hesapeve midis shqiptareve me shumë së me serbët. Në atë kohë patën ndodhë edhe vrasje makabre që i tronditën shqiptarët. Fillimisht pabesisht u vra zëdhënësi i UÇK-se Ali Ukaj, i cili ishte edhe cimer dhome më Hashim Thaçin,me pas u vra, poashtu pabesisht edhe Ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi.

Në rastin e vrasjes së Ali Ukës si i dyshuar ishte Hashim Thaçi cili edhe u arrestua nga organet e sigurimit. Pas dy ditës ishte Xhavit Halili i cili shkojë dhe e nxori nga burgu. Shumë gjatë pas luftës pasi i pushtuan edhe të gjitha institucionet e Kosovës për këto 20 vite qeverisen bashkë

Por mbrëmë në emisionin e A. Kelmendit në Rubikon ndodhi diçka e pa pritur. Xhavit Haliti i derdhi arrat më Hashim Thaçin, ia kështu shpinën, nuk e përkrahu politikëberjën e tij të stilit të Don Kishotit.

Nuk e përkrahu korrigjimin e kufijve sipas Hashim Thaçit, nuk e përkrahu Bashkimin kombëtarë ashtu siç e thoshte Hashim Thaçi për inat të Evropës. Nuk e përkrahu Hashim Thaçin i cili ne stilin e Don Kishotit bane politikë shtetërore në krye në vete, pa transparence, msheftas, pa u konsultuar me askend. Politikën shtetërore nuk mund ta bëjë një njeri, e porositi Haliti Thaçin, por për këtë duhet bashkëpunim dhe unifikim i te gjithë spektrit politik te cilin Thaçi nuk e ka bërë,por e ka bërë vetëm në bashkëpunim me Aleksandër Vuçiqin dhe me pro rusën-serben Federica Mogherini.

Më fjalë tjera mbrëmë në Rubikon Xhavit Haliti e gjuajti poshtë tërë politikën individuale të Hashim Thaçit në shteteberjën e Kosovës për të cilën nuk ka të drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat