Zbulohet gënjeshtra e kryeministrit Haradinaj: Ja çfarë shkruante në vitin 2014

Aktuale

Zbulohet gënjeshtra e kryeministrit Haradinaj: Ja çfarë shkruante në vitin 2014

Nga: N.Sh Më: 6 qershor 2019 Në ora: 15:18
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si asnjë kryeministër i mëparshëm i Kosovës, e ka rritur numrin e ministrive, zëvendësministrave dhe këshilltarëve politik.

Koalicioni aktual qeverisës përbehet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Social Demokrate, Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe e cila merr pjesë vetëm pjesërisht në punën e ekzekutivit dhe disa parti tjera më të vogla.

Në kabinetin qeveritar janë të punësuar mbi 70 zëvendësministra, numër ky që vazhdimisht është kritikuar nga përfaqësues të shoqërisë civile me konstatimin se përveç që dëmton buxhetin e Kosovës e bën jo funksionale edhe punën e qeverisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministrat e tij do t’i kenë në dispozicion rreth 200 këshilltarë.

Në kabinetin e të parit janë akomoduar 16 këshilltarë, ndërsa njëri nga ministrat e tij i ka “rehatuar” hiç më pak se 9 këshilltarë politikë dhe asistentë personal.

Për pagat e këshilltarëve të kryeministrit dhe të ministrave brenda vitit nga buxheti i Kosovës shpenzohen rreth 2 milionë euro.

Nga 7 deri në 10 këshilltarë i kanë edhe 21 ministrat tjerë të kësaj Qeverie, përderisa paga e një këshilltari të ministrit sillet në 600 euro derisa këshilltarët e kryeministrit marrin pagë mujore prej rreth 1500 eurosh.

Pas këtij numri aq të madh të punësuar në Qeverinë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte kërkuar nga ministrat që t’u delegojnë punë dhe përgjegjësi secilit zëvendësministër, në mënyrë që ky numër aq i madh të kthehet në dobi për qytetarët e vendit.

Zëvendësministri ka të drejtë të ketë edhe staf përcjellës, si asistentë dhe shoferë personal.

Pas gjithë kësaj, në kohën kur kryeministri Haradinaj ishte në opozitë, kishte kërkuar nga qeveria paraprake që të zvogëlohet numri i zëvendësministrave.

Haradinaj me 16 dhjeto të vitit 2014, kishte shkruar në profilin e tij, se nuk guxon të jetë më shumë sesa një zëvendësministër, mirëpo këtë deklaratë ai e ka harruar dhe në këtë mënyrë ka formuar një qeveri rekorde me njerëz, por edhe rekorde me mospunën e tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat