Publikohet agjenda e vizitës së njeriut të dytë të Vatikanit në Kosovë

Aktuale

Publikohet agjenda e vizitës së njeriut të dytë të Vatikanit në Kosovë

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 16:45
Kardinali Pietro Parolin

Dy ditë do të zgjasë vizita e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin në Kosovë.

Përmes një agjende që kanë dërguar për media, është bërë e ditur se Parolin arrinë në Kosovë me datën tetë qershor, derisa të nesërmen do të marrë pjesë në meshën e shenjtë në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.

I njejti do të mbajë disa aktivitete edhe në Prizren, ndërkaq, me datën 10 qershor do të takohet edhe me autoritetet.

Nga Kisha në vend kanë thënë se shpresojnë që kjo të sjellë edhe një lajm pozitiv për njohje të shtetit nga Vatikani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat