Ushtarja kanadeze rikthehet në Kosovë, takohet më fëmijët për të cilët ishte kujdesur para 20 viteve

Aktuale

Ushtarja kanadeze rikthehet në Kosovë, takohet më fëmijët për të cilët ishte kujdesur para 20 viteve

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 18:57
Ushtarja kanadeze takohet më fëmijët për të cilët ishte kujdesur para 20 viteve

U bë e njohur në mbarë Kosovën kur para një viti, pas 20 vitesh, kishte nisur kërkimin e fëmijëve për të cilët ishte kujdesur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sot, 20 vite pas luftës, ish-ushtarja kanadeze, Sophie Boisvert Levesque u rikthye në Kosovë, ku u prit si heroinë nga fëmijët kosovarë që kishte lënë pas fizikisht, ndonëse nuk ishte larguar asnjëherë shpirtërisht prej tyre.

E këta fëmijë, sot janë të rritur, por nuk e kanë harruar asnjëherë se si Sophie është kujdesur për ta.

Image

Sophie Boisvert Levesque ishte ushtare kanadeze që shërbeu në Kosovë gjatë luftës së fundit, megjithatë, për të Kosova u bë shumë më tepër se një zonë lufte, kurse kosovarët ishin shumë më tepër se refugjatë e të përndjekur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat